Art&Argëtim

Meridiani përplaset me ish-konkurrentin e Big Brother: Ha dreka me Romeo Veshajn…

9 Janar 2022, 20:41 Nga DOSJA
Meridiani përplaset me ish-konkurrentin e Big Brother: Ha dreka me Romeo

TIRANË – Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother Vip emisionin e kaluar, Meridian Ramçaj ka pasur disa përplasje dhe debate të forta.

Ai ka qënë i ftuar ditën e sotme në Fun Club ku është përballur me një diskutim të fortë me Arbër Zekën, fitues i Big Brother 5. Ishte Donaldi ai i cili e dërgoi në nominim atë bashkë me Ilirin dhe veten. Meridiani u shpreh në Fan Club se Donaldi po bën lojë të fortë dhe hodhi akuzat se ai është aktor ndaj po aktron tërë kohën aty brenda. Ai gjithashtu u shpreh se Donaldi e ka parë si konkurrent të fortë ndaj vendosi ta rrëzojë, duke e nxjerrë në nominim.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arbri, i cili i tha Meridianit se Donaldi nuk e ka parë si konkurrent të fortë por si një personazh që nuk e donte as në gjysëmfinale. Kjo ka zgjuar reagimin e Meridianit i  cili e ka akuzuar se mbështet Donaldin dhe del për dreka me vëllain e tij, Romeon.

Pjesë nga debati:

Arbri: Po më le të flas thotë Donaldi!

Meridian: Ngaqë ke ndenjtur shumë me Romeon këto kohët e fundit dhe ke filluar të kopjosh. Drekat i ha ti jo unë o Arbër, fotot i bën ti jo unë!

Arbri: Unë nuk ndikohem prej personazheve publikë! Po don ta nxjerri ndryshe por nuk është ndryshe! Kam besuar që do kishe një komunikim më të mirë, me hap tema më serioze, u eliminove

Meridiani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Kur erdhi në studio pas eliminimit, ai u përball me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha se ka luajtur me rregulla që nuk i pranon loja. Meridiani tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh. Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëpirës e shoku i saj. Me pak fjalë, Meridiani nënkuptoi se Balina është ‘e shitur’ dhe mban anë, pasi ajo ka miq disa persona aty brenda, duke nënkuptuar mbase Donaldin.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arber zeka big brother 5 big brother fun club big brother vip meridian ramçaj arber zeka big brother 5 big brother fun club big brother vip meridian ramçaj

Sondazh

Poll