Art&Argëtim

Fitoi Fest60/Ronela ja dedikoi këngën “djalit nga mali”, Young Zerka merr hak…

9 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
Fitoi Fest60/Ronela ja dedikoi këngën “djalit nga mali”,

TIRANË – Ronela Hajati fitoi edicionin e 60-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, për të na përfaqësuar kështu në Eurovision 2022, që do të mbahet në Torino të Italisë.

Burime pranë saj kanë treguar se në fakt teksti nuk është thjesht një fantazi, pasi Ronela e ka përjetuar vërtet këtë dashuri me një djalë nga veriu i Shqipërisë, për të cilin nuk jepen detaje. Ish-i dashuri i saj, këngëtari Donald Najtellari, ose siç njihet nga publiku Young Zerka, ndoshta duke mësuar për dedikimin e saj, është hakmarrë në mënyrën e tij. Këngëtari postoi në rrjetin e tij social “Instagram” një foto të mikut të tij të vjetër këngëtarit Kastro Zizo, duke treguar se është ai konkurrenti që mbështeste me shpirt në Festival duke e injoruar totalisht Ronelën.

“Po vjen djali nga malet, Dhe tek unë sot do falet, Nuk e di a do ndalet, Hajde t’i, hajde t’i falim mëkatet, Për këtë vajzën do vije, Dhe krejt botën ta lije, Unë jam diell, nuk jam hije, Ti i je i imi, djalë prej Shqipërie, Hej, a i kujton ato net? Mbetën vetëm sekret, Baby shija jote, shijes sime. Peng i ka mbet. Hej, a i kujton ato net? Nuk janë më një sekret. Por unë nuk e di, nuk e di Si kam me u ndi”, thuhet në vargjet e këngës.

 Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite, por i dhanë fund lidhjes gati 1 vit më parë. Ishte ajo vetë që në vitin 2020 konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes 5- vjeçare me Young Zerkën.  Ronela tha atëherë se izolimi për shkak të pandemisë e ndihmoi të rigjente veten dhe t’ia niste punës e duket se ja ka vlejtur teksa ka rrëmbyer trofeun e Fest 60.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ronela hajati young zerka young zerka dhe ronela hajati ronela hajati young zerka young zerka dhe ronela hajati

Sondazh

Poll