Aktualitet

Të sëmurët me Covid-19 ‘pushtojnë’ Urgjencën e Lezhës, mjekët: Shmangni grumbullimet

9 Janar 2022, 11:17 Nga DOSJA
Të sëmurët me Covid-19 ‘pushtojnë’

LEZHË – Urgjenca e Lezhës ka pasur një fluks të lartë këto ditë nga persona, të cilët paraqiten me komplikacione si pasojë e Covid-19 apo mutacioneve të tij. Ky fluks është shtuar së tepërmi sidomos pas festave të fundvitit, gjë kjo që lidhet jo vetëm me hapjen e natës së ndërrimit të viteve, por edhe me mbërritjen e emigrantëve shqiptarë nga jashtë shtetit.

Mjeku i urgjencës së Lezhës, Martin Marku bën me dije se simptomat më të shpeshta janë shenjat e gripit të zakonshëm por edhe të Omicron. Gjithashtu ai i bën apel qytetarëve që fillimisht të marrin medikamente të lehta apo mund të drejtohen edhe tek mjeku i familjes për sim0ptoma që mund të trajtohen edhe në shtëpi për të shmangur fluksin e lartë në urgjencë.

Mjekët apelojnë gjithashtu që të kenë kujdes të shmangin grumbullimet e panevojshme dhe të përdoret maska në ambiente të mbyllura.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid 19 ne lezhe spitali i lezhes urgjenca e lezhes covid 19 ne lezhe spitali i lezhes urgjenca e lezhes

Sondazh

Poll