Aktualitet

Arsenal armësh e drogë në një magazinë në Elbasan, arrestohen 3 persona, 1 në kërkim

9 Janar 2022, 10:44 Nga DOSJA
Arsenal armësh e drogë në një magazinë në Elbasan,

ELBASAN– 3 persona janë arrestuar e një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit në Elbasan. Pas disa informacioneve të marra se në afërsi të një lokali, ndodhej një “magazinë” me arsenal armësh, Policia nisi aksionin e koduar “Start 2022”, gjatë së cilit u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov, dy pistoleta, një shotgun, thikë, bajonetë, një granatë, fishekë, dy palë targa, një sasi droge dhe fara kanabisi. Në pranga kanë përfunduar Ali Çelmeta, Skënder Dudija, Mikael Durrsaku, ndërsa në kërkim është shpallur Ergi Tosko.

Dudija, sipas Policisë ka qenë i dënuar me parë për krime kundër personit, ndërsa Ali Çelmeta i dënuar për vjedhje. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale, por mbetet që ekspertiza balistike, për të mësuar nëse armët e kapura janë përdorur edhe më parë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start 2022”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Forca Operacionale në DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Peqin. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granatë difensive, thikë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 3 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në afërsi të një lokali në Peqin, disa persona posedonin armë zjarri, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Start 2022”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. D., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit; A. Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje; M. D., 20 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.

Si dhe u shpall në kërkim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi E. T., 20 vjeç, banues në Peqin. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, pas ndjekjes me metoda proaktive, në lagjen ”Xhami” të qytetitit të Peqinit, në një magazinë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thkë, një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali çelmeta elbasan ergi tosko mikael durrsaku operacioni start 2022 skënder dudija ali çelmeta elbasan ergi tosko mikael durrsaku operacioni start 2022 skënder dudija

Sondazh

Poll