Aktualitet

VIDEO/Dyer të shqyera e karrige të thyera, ç’ka mbetur në PD një ditë pas protestës

9 Janar 2022, 08:45 Nga DOSJA
VIDEO/Dyer të shqyera e karrige të thyera, ç’ka mbetur

TIRANË – Dyer të shqyera, karrige të thyera e copa xhamash gjithandej. Kjo është se çfarë ka mbetur nga protesta e djeshme e mbështetësve të ish-Kryeministrit Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, ku kërkonin largimin e kryetarit aktual të saj, Lulzim Basha.

Sikurse shohim në pamjet, gjithçka është e shkatërruar dhe ngjason më shumë me një skenë lufte, ndërsa të vetmit persona që janë prezentë në seli janë kameramanët dhe gazetarët e mediave shqiptare.

Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike protesta te selia e pd perplasje ne partine demokratike protesta te selia e pd

Sondazh

Poll