Politike

VD-Gjeti dyert mbyllur, Berisha: Akt i turpshëm, Basha po kalon në skandale

7 Janar 2022, 12:24 Nga DOSJA
VD-Gjeti dyert mbyllur, Berisha: Akt i turpshëm, Basha po kalon në

TIRANË – Një akt të turpshëm e konsideron ish-Kryeministri Berisha veprimin e kryedemokratit Basha, i cili ka mbyllur dyert e selisë së PD, ndërsa shtoi se ai po kalon nga skandali në skandal me veprimet e tij.

Sipas Berishës, Basha po dëshmon dita-ditës se atij nuk i ka mbetur qoftë edhe një grimcë e vogël e integritetit moral dhe qytetar. Ai vijoi më tej duke thënë se, qendrimi i tij dhe i grupimit  që ai drejton nuk ka të bëjë me një zyrë, tryezë, dhomë apo karrige.


“Zonja dhe Zotërinj, prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime si në romane të Kafkës apo Garcia Makez, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, në aktet e turpshme dhe të tjera po aq të turpshme. një njeri që dëshmon se nuk ka mbetur qoftë dhe një grimcë me e vogël e integritetit moral dhe qytetar. A mundet kush ti imagjiononte, se një ish-lider, i ri do të mbyllte karrierën e tij politike. Dua të sqaroj, cdo qytetar të këtij vendi, se qendrimi ynë nuk ka të bëjë me një zyrë, me një tryezë, dhomë apo karrige.”, tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll