Aktualitet

Kufizimet për lëvizjen e automjeteve, Bashkia e Tiranës vendos oraret dhe masat

6 Janar 2022, 18:15 Nga DOSJA
Kufizimet për lëvizjen e automjeteve, Bashkia e Tiranës vendos

TIRANË – Bashkia e Tiranës ka publikuar masat e reja për menaxhimin e qarkullimit të makinave në kryeqytet, ku do të ketë dhe gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që variojnë nga 5 mijë-10 mijë lekë të reja si dhe heqje patente.

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë ndalohet në brendësi të Unazës së Vogël gjatë orarit (07:00-22:00).  Mjetet e transportit të mallrave ( përjashtim zjarrfikëse, ambulanca, etj) që nuk respektojnë kufizimin e orarit 07:00 – 20:00 do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave gjatë orarit 07:00 – 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj dhe në akset hyrëse të qytetit “Rruga e Elbasanit”, “Ismail Qemali”, “Abdyl Frashëri”, “Sulejman Delvina”, etj.

Penalitete do të merren edhe ndaj drejtuesve të mjeteve me tonazh 3.5 ton, 7.5 tonë që nuk respektojnë oraret e ndalimit të qarkullimit brenda qytetit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjoba gjoba

Sondazh

Poll