Aktualitet

119 kg kokainë! Bëhen gati prangat, pritet të arrestohen tre persona

6 Janar 2022, 18:27 Nga DOSJA
119 kg kokainë! Bëhen gati prangat, pritet të arrestohen tre

TIRANË– Të paktën tre persona pritet të arrestohen gjatë orëve të mbrëmjes së sotme për çështjen e kokainës së kapur në Portin e Durrësit. Top Channel shkruan se burimet pranë grupit të hetimit i thanë gazetares Anila Hoxha se shkresa që tregonte se 20 ton me banane hynë në 25 dhjetor është firmosur para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse personat që pritet të vihen në pranga janë zyrtarë të Portit të Durrësit apo pjesë e kompanisë “BanaKing” që kishte për destinacion lënda narkotike. 

Nga ana tjetër sot, Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjenteve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë. Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit porti i durresit 119 kg kokaine ne portin e durresit porti i durresit

Sondazh

Poll