Art&Argëtim

Donald dhe Beatrix japin lajmet në “BBV”: Monika dhe Iliri shfrytëzohen nga Sabiani

6 Janar 2022, 06:40 Nga DOSJA
Donald dhe Beatrix japin lajmet në “BBV”: Monika dhe Iliri

TIRANË– Banorët e Big Brother VIP improvizuan mbrëmjen e kaluar në shtëpi disa nga programet e Top Channel. Donaldi dhe Beatrix dhanë edicionin qendror të lajmeve, ku kishin zgjedhur ngjarjet më pikante, që kanë ndodhur ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme të momentit. Lajmi me interesant, që nxiti të qeshura te banorët, ishte ai që lexoi Donaldi, ku protagonist ishte Iliri.

‘Marrëdhënies Ilir-Monika i erdhi fundi. Bomba plasi. Shkaku i kësaj përçarjeje ka qenë zgjedhja e Monikës, në shpëtimin zinxhir kur shpëtoi Beatrix. Iliri si gjithmonë e ka shfrytëzuar këtë moment për ta akuzuar se po përkrah Donaldin. Duket se Iliri e ka halë në sy Donaldin. Dhe mirë bën. Më pas në një lidhje ‘live’, Sabiani e ka quajtur Monikën tradhtare. Nuk dihet pse e ka thënë, po shumica e njerëzve supozojnë se ai po përdor fjalën ‘tradhtare’ sepse do t’i bëjë marketing këngës së tij ‘Tradhtare’.Nga ana tjetër, Iliri sa herë vendoset kënga, e këndon sepse mendon se ‘Tradhtare’ ia ka thënë me të vërtetë Monikës. As Iliri, as Monika, nuk e kuptojnë që po shfrytëzohen nga Sabiani.Sabiani nuk i thotë kot Ilirit ‘je 100 mijë euroshi im’, sepse me lekët e Yotube, të këngës ‘Tradhtare’, ai ka blerë një vilë në Lalëz. Bravo Sabian, të lumtë fundshpina!’- thotë Donaldi.

Edicioni i tyre u prit me shumë të qeshura nga banorët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll