Art&Argëtim

Donaldi flet sërish për Borën brenda BBV: Nuk dua të mërzis njeri jashtë…

5 Janar 2022, 18:59 Nga DOSJA
Donaldi flet sërish për Borën brenda BBV: Nuk dua të

TIRANË -Aktori dhe njëkohësisht banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Donald Veshaj ka folur ditën e sotme për moderatoren Bora Zemani teksa diskutonte në sallon me modelen Beniada Nishani.

Atyre u është dhënë një mision nga Big Brother për të improvizuar disa nga emisionet e Top Channel dhe njëri prej tyre ishte dhe Për’puthen. Me shaka Donaldit i është thënë se ai mund të prezantojë Për’puthen nëse do, si një kunjë ndaj marrëdhënies së tij të prishur me Bora Zemanin. Donaldi është larguar dhe ka thënë të mos e fusin në këto gjëra se nuk i ka qejf e se nuk e di si janë gjërat jashtë.

“Donaldin mos e fusni aty ju keqen. Ku e di unë si janë gjërat jashtë aman të keqen”, tha ai.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Beniada ka ndërhyrë duke i thënë se nuk ka pse ta marrë më në këtë mënyrë situatën pasi historia është e kaluar por Donaldi ka thënë se nuk do që të merziten njerëzit jashtë, duke ju referuar Borës.

“Po patjetër o patjetër por nuk dua të mërzis njerëz jashtë“, tha Donaldi.

Edhe pse Beniada është përpjekur ta bëjë të arsyetojë duke thënë se vajzat shqiptare janë shumë të zgjura dhe i kuptojnë gjërat e vazhdojnë jetën duket se nuk ka arritur t’ja ndërrojë mendjen. 

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj shtepia e big brother vip bora zemani donald veshaj shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll