Aktualitet

Vrasja në Don Bosko, Policia: 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

4 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
Vrasja në Don Bosko, Policia: 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

TIRANË- Policia e Tiranës ka nxjerr njoftimin zyrtar mbi ngjarjen e rëndë në zonën e Don Boskos. Mësohet se dyshohet se është qëlluar nga jashtë në drejtim të një tavoline me 5 persona. Gjithashtu bëhet me dije se policia ka ngritur pika kontrolle të pikat hyrëse-dalëse të Tiranës si dhe në lagjet.

 Njoftimi i Plicisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas. Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

LAJMI KRYESOR: Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sulm me arme ne don bosko tirane sulm me arme ne don bosko tirane

Sondazh

Poll