Bota

U rrëmbyen nga grupet e armatosura, shpëtohen 100 persona në Nigeri

4 Janar 2022, 19:11 Nga DOSJA
U rrëmbyen nga grupet e armatosura, shpëtohen 100 persona në

NIGERI- Rreth 100 viktima që ishin rrëmbyer dhe po mbaheshin në mal në veriperëndim të Nigerisë, janë shpëtuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi. Policia nigeriane tha të martën se viktimat ishin rrëmbyer dy muaj më parë nga bandat kriminale.

Ushtria dhe policia e Nigerisë muajt e fundit kanë goditur grupet e armatosura, të njohur si banditë, të cilët kanë kryer grabitje dhe rrëmbime të shumta. Policia njoftoi se në operacionin e ditës së hënë, kanë shpëtuar 68 viktima që po mbaheshin në kampe. Operacioni u krye me ndihmën e ish-banditëve, të cilët u kthyen në informatorë të policisë.

Viktimat, përfshirë gra, fëmijë e burra, ishin mbajtur të izoluar për më shumë se tre muaj.

“Të gjithë të shpëtuarit aktualisht po marrin trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

Që nga viti i kaluar, banditët kanë sulmuar shkolla dhe kolegje për të rrëmbyer qindra studentë dhe e nxënës dhe pastaj kanë kërkuar pagesa për lirimin e tyre.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nigeri shpetohen 100 persona nga rrembyesit nigeri shpetohen 100 persona nga rrembyesit

Sondazh

Poll