Politike

‘Hakmarrje e ëmbël’?/ Avokati i Ramës është djali i ish-drejtorit të BILD, si do të veprojë njeriu që fiton 13 euro

26 Qershor 2019, 09:40 Nga DOSJA
‘Hakmarrje e ëmbël’?/ Avokati i Ramës është

Tiranë- Matthias Prinz është tashmë avokati i kryeministrit Edi Rama për çështjen gjyqësore me gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimeve të bujshme në gazetën gjermane “Bild”.

Po kush është avokati gjerman Matthias Prinz, që Rama i besoi këtë proces të rëndësishëm? 

Dosja.al ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij. Matthias Prinz është djali i ish-drejtorit ekzekutiv të gazetës gjermane “Bild” dhe ish-redaktorit të “Bild”, Günter Prinz. Babai tij iu bashkua gazetës “Bild” në vitin 1966 dhe në vitin 1971 u bë kryeredaktor i kësaj medie. Në vitin 1981 ai mori postin drejtues, atë të drejtori ekzekutiv. Ndoshta me këtë proces gjyqësor Matthias Prinz mund të bëjë një “hakmarrje” e ëmbël ndaj ish punës së të atit dhe mund të tregojë se jo gjithmonë dështon.

Një ditë më parë Dosja.al publikoi një profil të avokatit ku ndër të tjera vihej re  se ai nuk ka triumfuar gjithmonë në punën e tij. Ai ka përfaqësuar në gjyq edhe ish-futbollistin britanik David Beckham në vitin 2010, për të cilin ishte publikuar një skandal seksual. Por këtë gjyq ai nuk e fitoi. Duhet të themi se avokati është i mirë-paguar, pasi fiton 13 euro në minutë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes günter prinz matthias prinz rama padit gazetarin gjerman bombat e tiedes günter prinz matthias prinz rama padit gazetarin gjerman

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 08:48

TIRANE- Idajet Beqiri, kryetar i Partisë Uniteti Kombëtar, është një nga personazhet hit të momentit, pasi u kthye në sebepin që Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekreti...