Bota

Studiuesit shpjegojnë “dilemën” e HIV: Pse disa persona s’kanë nevojë për terapi

3 Janar 2022, 15:46 Nga DOSJA
Studiuesit shpjegojnë “dilemën” e HIV: Pse disa persona

SHBA – Një grup shkencëtarësh amerikanë i janë afruar më shumë zgjidhjes së misterit të të ashtuquajturve ‘kontrollues elitar’ (EC), një grup i rrallë njerëzish që janë në gjendje të mbajnë nivele të ulëta të HIV-it pa ilaçe antiretrovirale.

Sipas RT, studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit krahasuan kromozomet dhe dhe mutacionet e “arratisjes”  të 58 prej këyre personave dhe 42 individëve në terapi antiretrovirale (ART) për të kuptuar rolin e imunitetit. Testet treguan se të parët demonstruan përgjigje efektive imune qelizore që bëjnë të mundur kontrollin e qëndrueshëm pa ilaçe të virusit. Për më tepër, shkencëtarët zbuluan se sekuencat gjenetike virale në “EC “priren të qëndrojnë në ‘rezervuarët’ e kromozomeve të vogla, gjë që mbase redukton aftësinë e tyre për t’u riprodhuar.

Sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2020, ka më shumë se 37.7 milionë njerëz të infektuar me HIV në mbarë botën. Për më shumë se 99% e tyre, ART është mënyra e vetme për të kontrolluar virusin. Kuptimi i mekanizmave të kapacitetit të EC mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja për pacientët e varur nga ART. Megjithatë, këto mekanizma janë shumë të vështira për t’u vendosur.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hiv obsh shba virusi hiv ne shba hiv obsh shba virusi hiv ne shba

Sondazh

Poll