Bota

Bullgaria do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Petkov: Kjo zgjidhet nga dy qeveritë

3 Janar 2022, 13:29 Nga DOSJA
Bullgaria do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Petkov: Kjo

BULLGARI Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov u shpreh në një intervistë për televizionin Nova se heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve.

‘Heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet progres në të gjitha pikat e rëndësishme. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht,“-tha Petkov.

Petkov dha një afat gjashtë mujor për një zgjidhje të përshpejtuar të çështjeve mes Sofjes dhe Shkupit. Sofja këmbëngul që Republika e Maqedonisë Veriore të përfshijë bullgarët në Kushtetutë për të garantuar të drejtat e tyre. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka mbetur pezull që prej qershorit të kaluar kur Bullgaria vuri veton për fqinjin e saj perëndimor duke vendosur kështu një bllokadë edhe për vendin tonë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kiril petkov slavi trifonov kiril petkov slavi trifonov

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 16:22

Sondazhi: Demokracia në SHBA e kërcënuar

Një sondazh i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara zbuloi se shumica e amerikanëve mendojnë se demokracia dhe sundimi i ligjit në vend është nën kërcënim.Gjashtëdhj...