Bota

VIDEO/ Shqetësimet për lirinë e medias në Hong Kong

3 Janar 2022, 17:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqetësimet për lirinë e medias në Hong Kong

HONG KONG- Citizen News, një faqe elektronike lajmesh në Hong Kong, tha se do të ndalonte së veprimtarinë të hënën në mbrëmje, duke thelluar shqetësimet për lirinë e medias.

Në Hong Kong, themeluesi dhe kryeredaktori i një faqeje lajmesh në internet që do të pushojë së funksionuari më vonë këtë javë tha të se përkeqësimi i lirisë së shtypit e bën të vështirë të vlerësohet nëse është e sigurt për stafin të bëjë gazetari.

Faqja Citizen News njoftoi në një postim në Facebook të dielën se do të ndalojë përditësimin e faqes së saj më 4 janar dhe pas kësaj do të mbyllet.

Duke folur me gazetarët jashtë zyrës së tij, themeluesi Chris Yeung tha se punonjësit e medias ishin të shqetësuar për lirinë e tyre personale dhe po “paguajnë një çmim” për raportimet që bëjnë.

“Ne nuk kemi frikë, por kjo nuk do të thotë se nuk shqetësohemi për lirinë tonë. Kjo është një situatë shumë realiste dhe shpresoj që asnjë profesionist i medias nuk duhet të përballet me këtë”, tha themeluesi Chris Yeung.

Kryeredaktori Daisy Li tha se ishte bërë “e vështirë për të vlerësuar” nëse raportimet do të shkelnin ligjin në “mjedisin aktual në ndryshim”.

“Ne kemi përdorur gjykimin tonë profesional dhe nuk kemi ndryshuar kurrë. Në të kaluarën, dhe besoj, në të ardhmen nëse do të kishim mundësi, do të bëjmë të njëjtën gjë. Ne nuk kemi ndryshuar. Është mjedisi që na rrethon që ka ndryshuar”, tha kryeredaktori Daisy Li.

Autoritetet kanë vepruar për të heshtur disidentët në qytetin gjysmë autonom, i njohur dikur si qendër për median e lirë, pasi Pekini zbatoi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare pas protestave masive pro-demokracisë në 2019.

Mbyllja e faqes Citizen News vjen disa ditë pasi autoritetet bastisën gazetën Stand News dhe arrestuan shtatë persona – përfshirë redaktorë dhe ish-anëtarë të bordit – me dyshimin se kishin komplotuar për të publikuar materiale të ndaluara. Stand News njoftoi në të njëjtën ditë se do të pushonte së funksionuari.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota chris yeung citizen news daisy li hong kong chris yeung citizen news daisy li hong kong

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 16:22

Sondazhi: Demokracia në SHBA e kërcënuar

Një sondazh i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara zbuloi se shumica e amerikanëve mendojnë se demokracia dhe sundimi i ligjit në vend është nën kërcënim.Gjashtëdhj...