Politike

“Lere se je gazetare, s’je shërbëtore, as kameriere e Ramës”, si i përgjimet Anila Basha Mark Markut (VD)

26 Qershor 2019, 06:32 Nga DOSJA
“Lere se je gazetare, s’je shërbëtore, as kameriere e

Tiranë- Situata politike në vendin tonë është shumë e nxehtë. Vetëm 4 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe dhe nuk ka munguar për këtë çështje edhe një debat mes Mark Markut dhe gazetares, Anila Basha në emisionin “Opinion”.

Mark Marku i ka thënë Anila Bashës teksa kanë biseduar për vjedhjen e votave,  pse bërtet dhe ajo është shprehur se thjesht po i ngre tonin e zërit gjatë debatit.

Ndërsa Marku i është përgjijgur: “Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës. Për vjedhjen e votave Basha është shprehur se të gjithë ata që kanë vjedhur të dënohen.

Debati: 

Mark Marku: Çfarë ke pse bërtet? Çfarë ke? Pse bërtet?

Anila Basha: Po ju bërtas sepse nuk të lini të flasësh.

Mark Marku: Kujt po i bërtet? Se unë nuk ju dëgjoj fare.

Anila Basha: Po ngre zërin se nuk po bërtas.

Mark Marku: Po ngre zërin pra, kujt po i bërtet?

Anila Basha: E pra nuk është e bërtitme.

Mark Marku: Po çfarë?

Anila Basha: Është e folur me ton.

Mark Marku: Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës.

Anila Basha: Ata që kanë vjedhur votat le të dënohen sipas ligjit.

Mark Marku: Kush i dënon, pse nuk hapet procesi?

Anila Basha: Gjykata mo dhe prokuroria.

Mark Marku: Lërë tani se s’jeni në rregull.

Anila Basha: Po jo, se nuk flitet kështu.

Video e debatit:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila basha mark marku zgjedhjet e 30 qershorit anila basha mark marku zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll