Factcheck

Bombat e TIEDE-s, kush është avokati gjerman që mbron Ramën në gjyq, fati i keq me David Beckam (KARRIERA)

Kryeministri Edi Rama padit gazetarin gjerman Peter Tiede. Avokati i kryeministrit Rama është Matther Prinz, i specializur për çështjet e mediave dhe shpifjes.
Featured image of article: Bombat e TIEDE-s, kush është avokati gjerman që mbron Ramën në gjyq, fati i keq me David Beckam (KARRIERA) Peter Tiede, Edi Rama Matthew Prinz

TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte dorëzuar prokurën e tij avokatit gjerman Matthias Prinz për të ndjekur procedurat e gjyqit me gazetarin Peter Tiede. (Lexo këtu)

Po kush është avokati i njohur gjerman, të cilit Rama i besoi procesin e parë me mediat?

Matthias Prinz, i lindur në vitin 1956 është një avokat gjerman, i cili merret me mbrojtjen e privatësisë dhe rastet e shpifjes së mediave. Ai ka përfaqësuar korporata të mëdha, duke përfshirë SAP, Audi, Volksëagen, T-Mobile si dhe individë si: Familja Mbretërore Suedeze, Princesha Caroline nga Hanover, Sulltani i Bruneit, Princi Albert i Monakos, Helmut Njutoni, David Beckham, Don Johnson dhe Karl Lagerfeld.

Prinz gjithashtu përfaqësonte atletët kryesorë gjermanë, si Boris Becker apo edhe Oliver Kahn. Me këtë të fundit, Prinz fitoi padinë ndaj EA Sports, të cilët kishin përdorur emrin dhe imazhin e portjetit gjerman pa aprovimin e tij.

 

 

Në vitin 2003 Prinz përfaqësoi familjen mbretërore suedeze pasi media të ndryshme sipas tyre i kishin ndërhyrë në privatësi. Prinz fitoi çështjen duke i siguruar familjes mbretërore plot 400.000,00 €  dëmshpërblim. Ky dëmshpërblim konsiderohet si më i larti i paguar ndonjëherë nga mediat gjermane.

Por karriera e Prinz nuk ka pasur gjithmonë fitore. Avokati gjerman ka përfaqësuar në gjyq edhe ish-futbollistin britanik David Beckham në vitin 2010, për të cilin ishte publikuar një skandal seksual. Gjyq të cilin e humbi duke mos marrë 25 milionë dollarë dëmshpërblim që pretendonte klienti i tij. Në fakt Beckam përfundoi duke paguar 140,000 dollarë. 

Tashmë Prinz do të duhet të mbrojë në gjyq ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede, kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë gjyqi mes tyre për përgjimet e dosjeve 184 dhe 339.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment