Aktualitet

Më shumë fëmijë të infektuar, Bino: Vaksinohuni, fatmirësisht s’janë rritur shtrimet

2 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
Më shumë fëmijë të infektuar, Bino: Vaksinohuni,

TIRANË– Numri i fëmijëve të prekur me COVID është rritur në vendin tonë, por jo ai i shtrimeve në spitale. Fëmijëve manifestojnë simptoma më të lehta dhe shërohen më shpejtduke u trajtuar në kushte shtëpie.

“Shohim një rritjet numri të rasteve tek të rinjtë dhe tek fëmijët  5 deri 14 vjeç, kemi një rritje të këtyre grupmoshave të reja, rastet me grip janë në të gjitha grupmoshat në të gjithë vendin”, tha Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP.

Vendi ynë ka miratuar vaksinimin e  fëmijëve të shëndetshëm 15 vjeç e lart, por shifra e të vaksinuarve është pothuajse e papërfillshme, ndonëse fëmijët me sëmundje kronike prindërit kanë nxituar t’i vaksninojnë ndaj COVID e kundërta ndodh me fëmijët e shëndetshëm pasi janë prindërit  ata që hezitojnë.

“Prindërit nuk duhet të kenë asnjë lloj hezitimi, eksperienca shqiptare dhe në botë tregon se janë fëmijët janë burim i infeksionit dhe i riinfeksionit. Kemi fëmijë të shëndetshëm të vaksinuar, por numri është i paktë, tek një përqind”, tha Bino.

Vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm 15 vjeç e lart ka nisur në vitin 2021në shumë vende duke e bërë të detyrueshëm, përfshirë edhe fqinjin tonë, Italinë. Bino këshillon vaksinimin si ndaj covid ashtu edhe ndaj gripit.

Marrë nga Top-Channel 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2022, 21:16

Digjet makina në Vlorë, shkak, defekti teknik

VLORË– Një makinë në pronësi të një personi me inicialet G.C., ka marrë flakë dhe ështëshkrumbuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rreth orës 21:15,...