Aktualitet

Aksidentohet familja në Elbasan, plagosen nënë e bijë

2 Janar 2022, 21:24 Nga DOSJA
Aksidentohet familja në Elbasan, plagosen nënë e bijë

ELBASAN– Një grua me inicialet L.A.,37 vjeçe, dhe vajza e saj vetëm 5 vjeçe kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në afërsi të Xarrës, 40-vjeçari me inicialet K.A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë gruaja e 40-vjeçarit dhe e bija janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan plagosne nene e bije aksident ne elbasan plagosne nene e bije

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2022, 21:16

Digjet makina në Vlorë, shkak, defekti teknik

VLORË– Një makinë në pronësi të një personi me inicialet G.C., ka marrë flakë dhe ështëshkrumbuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rreth orës 21:15,...