Ekonomi

Auditi i qeverisë, rendit koncesionet me rrezik të lartë, kontratat nuk po monitorohen

26 Qershor 2019, 07:01 Nga DOSJA
Auditi i qeverisë, rendit koncesionet me rrezik të lartë,

TIRANË- Sistemi i koncesioneve dhe administrimit të tyre u konsiderua një ndër katër rreziqet më të larta që po krijojnë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Këtë herë evidenca vjen nga vetë qeveria e cila nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në analizën për kontrollet e vitit 2018 që janë bërë gati për raportim në Kuvend auditi qeverisë në ministritë e linjës janë evidentuar me risk të lartë këto sisteme:
-Sistemi i prokurimeve, blerjeve dhe investimeve;
-Sistemin e administrimit të aseteve;
-Sistemin e koncesioneve, ankandeve dhe administrimit të pronës;
-Sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit

Gjetjet kryesore në sistemin e koncesioneve dhe ankandeve evidentohen në mos-monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit.
Gjithashtu u gjet mungesë monitorimi në veprimtarinë e sektorit për oponencën teknike dhe mosrespektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve hidrokarbure.

Audituesit e qeverisë raportuan se ka mungesë të procedurave të shkruara në lidhje me procesin e identifikimit të risqeve, kryesisht të risqeve që kanë të bëjnë me korrupsionin apo mashtrimin, gjë që bën që menaxhimi të mos jetë i angazhuar në trajtimin e tyre, dhe rrjedhimisht, kontrollet e brendshme në proceset e ndryshme të punës nuk janë të bazuara në risk.

Ata vlerësuan se ekziston një mungesë e konsiderueshme e koordinimit dhe komunikimit në lidhje me arritjen e objektivave dhe treguesve të performancës midis institucioneve eprore dhe njësive të tyre të varësisë, gjë e cila mund të përmirësohet nëpërmjet organizimit të trajnimeve të përbashkëta të këtyre njësive publike, për të siguruar një informacion sa më të konsoliduar dhe gjithëpërfshirës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të monitorimit për Shqipërinë evidentoi se rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31% e PBB-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019 dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15% të GDP-së”, thuhet në raport.

Ndërsa vetë raporti i qeverisë thekson se kontratat koncesionare në fuqi nuk po monitorohen.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi auditi i qeverise fondi monetar nderkombetar koncensionet rreziqet e koncensioneve auditi i qeverise fondi monetar nderkombetar koncensionet rreziqet e koncensioneve

Sondazh

Poll