Ekonomi

Rruga “prej floriri”, maxhoranca miraton kontratën 256 mln euro për Milot-Balldren

18 Qershor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Rruga “prej floriri”, maxhoranca miraton kontratën 256 mln euro

TIRANË– Deputetët e mazhorancës kanë miratuar sot në Komisionin e Ekonomisë kontratën koncesionare për rrugën Milot-Balldren.

Rruga është pjesë e paketës prej 1 miliard euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit.

Ndërtimi i këtij aksi ka shkaktuar shumë debat për shkak të kostos që arrin deri në 256 milionë euro që do të merren nga fituesja e tenderit kompania “ANK”.

Në kontratën e koncesionit parashikohet se do të ndërtohet me paratë e kompanisë private, dhe më pas shuma do të kompesohet nga qeveria do e shlyejë me këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do i paguhet kompanisë private.

Koncensioni i rrugës Milot-Balldren është kundërshtuar nga opozita e cila e quan si një aferë korruptive, pasi kostoja e saj është rritur disa herë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi projekti per rrugen milot-balldren rruga milot-balldren rruga prej floriri projekti per rrugen milot-balldren rruga milot-balldren rruga prej floriri

Sondazh

Poll