Ekonomi

Moti/ Lajme të këqija për pushuesit, e diela sjell vranësia dhe reshje shiu

23 Qershor 2019, 06:52 Nga DOSJA
Moti/ Lajme të këqija për pushuesit, e diela sjell vranësia

TIRANË– Pas ditëve të tëra me temperaturë përvëluese, lajme jo të mira vijnë për ata që kanë planifikuar pushimet. 

Ditën e sotme priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal por ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore. 

Temperaturat do të variojnë nga 21 / 31 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 21 / 33 °C dhe në vendet malore: 16 / 28 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Mëgjithëatë temperaturat janë mfajtueshëm të larta për të shkaktuar zjarre në pyje. Pritet rrezik “i lartë” në qarkun Fier dhe rrezik “i moderuar” në: Kukës, Dibër dhe Vlorë.

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale parashikimi i motit parashikimi i motit

Sondazh

Poll