Politike

Çfarë do të ndodhë më 1 korrik? Basha tregon planin: Do të jetë varreza politike e Ramës

26 Qershor 2019, 05:27 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë më 1 korrik? Basha tregon planin:

Tiranë- Në emisionin “Tempora” të Sonila Meços kreu i PD-së Lulzim Basha ka treguar se çfarë do të ndodhë më 1 korrik, një ditë pas zgjedhjeve.

Ai u shpreh se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, ndërsa 1 Korriku është një ditë pas rënies së regjimit autokratik kriminal.  Basha theksoi më tej se  sot do të ketë një takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR.

Biseda:

Sonila Meco: Çfarë ndodh më 1 korrik? Çfarë dini ju që nuk dimë?

Lulzim Basha: 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. 1 Korriku është një ditë pas rënies së regjimit autokratik kriminal.

Sonila Meco Ka qarkulluar një qarkore sipas së cilës është një plan pune i hartuar. .. Ju nuk keni asnjë plan për të bllokuar procesin e votimeve

Lulzim Basha:  Plani ynë është i thjeshtë dhe i qartë.  Të jemi në krah të qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Me Kushtetutë më 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri,  dhe çdo përpjekje kriminale për të ushtruar presion do të përbëjë shkak për ndjekje penale të çdokujt nga Edi Rama tek policët e thjeshtë apo mësuesit e thjeshtë. Këto janë orët e fundit e një regjimi autokratiko kriminal

Sonila Meco Si bie një regjim? Ne po shkojmë në zgjedhje të monitoruara nga OSBE/ ODIHR?

Lulzim Basha:  Kjo s’do të thotë asgjë. Edhe unë kam nesër takim me ODIHR. ODIHR ka kërkuar takim. Ka dalë me një raport të ndërmjetëm ku thotë se nuk ka kuadër ligjor për votime me një kandidat. Mendoj se është sinjal i qartë paraprak.

Sonila Meco Zoti Veliaj deklaroi se qëndrimi më dinjitoz i Metës do të ishte dorëheqja e tij?

Lulzim Basha: Uria Hipi nuk meriton të komentohet por të tallet e të përbuzet, ndërsa me drejtësinë e pavarur ka çështje të mëdha të cilat një ditë do i japë përgjigje.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i 1 korrikut zgjedhjet e 30 qershori edi rama lulzim basha plani i 1 korrikut zgjedhjet e 30 qershori

Sondazh

Poll