Politike

Zgjedhjet/ Afrim Krasniqi: E frikshme dhe e dhimbshme, po shkojmë drejt një konflikti, s’po bëhet asgjë për ta ndaluar

26 Qershor 2019, 05:37 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Afrim Krasniqi: E frikshme dhe e dhimbshme, po shkojmë drejt

TIRANË- Në lidhje me situatën politike në vend politologu i njohur Afrim Krasniqi është shprehur së fundmi se Shqipëria po shkon drejt një situate skandaloze, drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe. Në emisionin  “Tempora” të Sonila Meços ai ka theksuar se është e frikshme, e dhimbshme dhe e papranueshme sesi kjo skemë ndodhë dhe nuk bëhet asgjë për ta ndaluar.

Nuk është juridike kjo që po ndodh. E trishtueshme është se shqiptarët po shohin përmes ekranit të televizorit se Shqipëria po shkon drejt një situate skandaloze, drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe, duke humbur të gjithë shanset dhe miqtë e Shqipërisë në botë. Ne që punojmë me të huajt e shohim çdo ditë e më shumë. Ka një skepticizëm në bllok ndaj gjërave si po ecën Shqipëria dhe prespektiva e saj. Dhe është e frikshme, e dhimbshme dhe e papranueshme sesi kjo skemë ndodhë dhe nuk bëhet asgjë për ta ndaluar. Të gjithë këta aktorë, presidenti, kryetar opozite, maxhorance janë pjesë e fajit kush më shumë e kush më pak dhe të gjithë këta artifica teknike nuk janë as zgjidhje, as thelbi i problemit dhe as arsyeja pse ndodhim në krizë

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike afrim krasniqi zgjedhjet e 30 qershorit afrim krasniqi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll