Bota

BKS: Sot fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar në Kosovë

1 Janar 2022, 09:19 Nga DOSJA
BKS: Sot fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

KOSOVË- Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar ditën e sotme se në Kosovë do të apluikohen tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar. Telegrafi shkruan se duke filluar nga data 01.01.2022, BKS-ja do të aplikojë tarifat, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) informon se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.

Pra, duke nisur nga data 1 janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja. Policat nxirren dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja. Banka Qendrore e Kosovës me 1 korrik kishte marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bks kalifimi kufitar ne kosove bks kalifimi kufitar ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 09:02

FOTO/ Si u festua Viti i Ri në botë

Qytetarët në mbarë botën festuan Vitin e Ri. Shumica e shteteve vendosën një sërë kufizimesh për festat e fundvitit, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtej...