Aktualitet

VD-EKSKLUZIVE/Grabitet biznesi në Fresk, hajdutët marrin çdo qindarkë, pinë dhe kafe

31 Dhjetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
VD-EKSKLUZIVE/Grabitet biznesi në Fresk, hajdutët marrin çdo

TIRANË– Një biznes i vogël, tip kioskë-rulo ka rënë pre e një grabitjeje në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Dosja.al ka siguruar pamjet ekskluzive të filmuara nga kamerat e sigurisë së biznesit që ndodhet pranë stacionit të autobusëve në Fresk të Tiranës.

Siç shihet edhe në pamje, dy djem të rinj në dukje, të veshur sportivë dhe me kapuçë në kokë, kanë arritur të hapin derën e biznesit dhe të futen brenda rreth orës 23:00. Edhe pse gjithçka vëzhgohej nga kamerat, ata kanë nisur të mbledhin çdo qindarkë që kanë gjetur brenda kioskës dhe i kanë futur paratë në një qese e xhepa.

Në një fragment, një prej tyre pikaset duke mbledhur edhe monedhat më të vogla. Ndërsa tjetri e ka marrë më me qetësi, pasi ka nisur të përgatisë dhe një kafe në ekspres. Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me grabitjen në fjalë. Nuk dihet ende dëmi material që i është shkaktuar këtij biznesi dhe as identitetet e dy të rinjve të filmuar, dhe pse fytyra e tyre shquhet mjaft qartë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet biznesi ne fresk grabitje ne tirane grabitet biznesi ne fresk grabitje ne tirane

Sondazh

Poll