Aktualitet

VD-100 familje te ‘5 Maji’ në banesa të reja, Rama: Me Kombinatin, lagjet më moderne

31 Dhjetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
VD-100 familje te ‘5 Maji’ në banesa të reja, Rama: Me

TIRANË – 100 familje të zonës së “5 Majit”, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë hyrë në shtëpitë e reja.

Kryeministri Rama, i pranishëm në një ceremoni për inaugurimin e banesave të para, është shprehur se kjo zonë do të kthehet në një qendër zhvillimi, jo vetëm për banorët e prekur nga tërmeti.Ai thotë se kjo është një përgjigje me vepra, ndaj atyre që që kanë “sulmuar” qeverinë për rindërtimin.


“Sëbashku me Kombinatin, do të jetë lagjia më modern e Tiranës për disa vite. Ku gjejnë strehë falë këtij programi edhe familje që ishin këtu në kushte mizerabël, pa infrastrukturë, disa me legalizime, disa pa legalizime fare. Disa me prona e disa pa prona. Programi ynë do i ofronte më shumë se sa mund ta bënte një subjekt privat. E gjitha kjo falas, pa asnjë kokërr leku. Nga të gjitha programet e rindërtimit që kemi studiuar në kontinentin tonë, për të mësuar si i kanë ndërtuar modelet financiare, modelet urbanistike, marrëveshjet, nuk kemi gjetur asnjë program që ti kthejë familjet në shtëpi falas. Duke i dhënë titullin e prionësisë sikur të ishin pronarë ose blerës. Të gjtiha programet kanë kredi, janë të buta por prapë mbeten kredi. Ne nuk mund tua ngarkonim këtyre familjeve këtë barrë. Është një përgjigje me vepra e atyre fjalëve dhe maskarallëqeve që janë thënë, nuk është se kanë ulur energjinë time, kanë stresuar kaq shumë njerëz, kanë ngatërruar kaq shumë fqinj me njëri tjetrin, kanë futur frikën tek komunitetet nga kombinati tek 5 maji por edhe në qytete të tjera. Jo shtëpitë nuk do ndërtohen kurrë, do ju marrin tokat për të bërë vilat e tyre. Jo po do jua prishin juve për tua dhënë oligarkëve. Një mizerabilitet i luftës së pakuptimtë për pyushtet. E bëri të vështirë procesin për njerëzit. Në kombinat ka njerëz që mendojnë se natën do shkojnë oligarkët për tu marrë tokat, dhe do shkojë lali Eri me makinën e tij Maybach dhe me Lamborghinin e tij Këto janë lagjet më të mëdha të rindërtimit. Këtu përveç 1100 familjeve të prekura, projekti parashikon shumë familje të tjera. Një lagje me 11 mijë banorë. Në këtë  projekt ne do të vëmë në jetë vazhdimin e gjithë kësaj experience jo vetëm pë rata që u prekën nga tërmeti, por edhe për familje të tjera me një kombinim të një programi kombëtar të strehimit social. Për familjet në nevojë dhe çiftet e reja dhe me zhvillime komerciale, për të mos krijuar lagje ghetto. Për të ndërtuar lagjet me shumë shtresa qytetarët. Shërbimet janë në nivelin më të lartë, nuk do ketë vetëm banesa por shkolla kopshte e qendra shëndetësore e parqe, terrene sportive dhe gjelbërim pafund” – tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama pritet me këngë e me valle te ‘5 Maji’, 100 familje futen në shtëpitë e reja

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rindertimi i banesave te tirane edi rama rindertimi i banesave te tirane

Sondazh

Poll