Art&Argëtim

Këngëtari italian infektohet me Covid-19, anulon koncertin në natën e Vitit të Ri

30 Dhjetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Këngëtari italian infektohet me Covid-19, anulon koncertin në

ITALI- Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi ka rezultar pozitiv Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se për shkak të gjendjes së tij Carrisit i është dashur të anulojë koncertin e tij në natën e ndërrimit të viteve. 

Lajmin e ka bë të ditur vetë këngëtari, i cili me anë të një shkrimi paksa dhe ironik ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por  nuk do të mund të interprëtojë natën e ndërrimit të viteve në ‘Petruzzelli’ ashtu siç ishte planifikuar.

‘Epo po, virusi i mallkuar Covid më ka goditur deri në atë pikë sa nuk mund të bëj atë që ishte planifikuar: natën e fundit të vitit nga Bari me Panicucci-n. Kam bërë tre dozat e vaksinës dhe kam ndjekur të gjitha protokollet dhe megjithatë e kam marrë virusin. Jam asimptomatik, kështu që po mos të kisha bërë tamponin nuk do ta kisha ditur kurrë se kisha virus. Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë në fund do të fitojmë, me siguri”,- shkruan Albano Carrisi.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz albano carrisi covid-19 kengetari italian albano carrisi covid-19 kengetari italian

Sondazh

Poll