Bota

Kosova sot dhe nesër drita 24 orë falë ndihmës së Shqipërisë

31 Dhjetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Kosova sot dhe nesër drita 24 orë falë ndihmës së

PRISHTINË – Shqipëria nis sot furnizimin me energji elektrike për Kosovën, e cila është përfshirë nga një krizë e thellë. Furnizimi nis këtë të premte dhe ditën e parë të vitit të 2022, duke bërë që në Kosovë të mos ketë reduktime të energjisë elektrike në asnjë zonë të vendit.

Shqipëria i ka dhënë 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar në mënyrë që qytetarët kosovarë të mos kenë reduktime të energjisë elektrike në ditët e fundit të vitit 2021 dhe në të parën e vitit 2022.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.  Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove shqiperia ndihmon kosoven kriza energjitike ne kosove shqiperia ndihmon kosoven

Sondazh

Poll