Bota

Donfried telefonon Kurtin: Dialogu të ketë axhendë në funksion të Kosovës së pavarur

30 Dhjetor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Donfried telefonon Kurtin: Dialogu të ketë axhendë në

KOSOVË – Ndihmës Sekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrine Ksovës, Albin Kurti.

Ata kanë komentuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku Donfried ka thënë se është i rëndësishëm që takimi i liderëve duhet të ketë një axhendë me tema, përherë në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur. Donfried e falënderoi kryeministrin Kurti për strehimin e refugjatëve afganë duke thënë se Kosova ka demonstruar se është partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti u shpreh se kjo ishte një çështje humanitare të cilën populli i Kosovës e njeh mirë, dhe se Kosova dhe populli i saj janë çdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i konsideron aleat dhe partner strategjik. Ai theksoi se ka qenë çdoherë aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe nuk ka refuzuar asnjë ftesë për takim e duke bërë edhe propozime konkrete për zgjidhje.

Ai tha se është e rëndësishme që të kemi një agjendë për vitin 2022 dhe se marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke me qytetarët si përfitues përfundimtar. Në mbyllje të bisedës të dy shkëmbyen mesazhe urimi për vitin 2022.

“Duke shprehur dhe ofruar mbështetjen e ShBA-ve për forcimin e demokracisë dhe integrimet euro-atlantike për Kosovën, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Donfried e falënderoi Kosovën për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive. Ndërsa, kryeministri Kurti e falënderoi për ftesën që Kosova të jetë pjesë e këtij samiti dhe tha se e mirëpret dhe është i inkurajuar nga fakti që Presidenti Biden e ka shpallur krimin e korrupsionin kërcënim të sigurisë kombëtare për SHBA-në, por edhe për demokracinë në mbarë botën. Aii tha se Kosova ka shënuar progres ekonomik këtë vit me një rritje prej 9,9%, pastaj rritje prej 60% të eksporteve dhe 53% në investimet e huaja e po ashtu ka rritur sundimin e ligjit në gjithë territorin”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti karen dofried kosova albin kurti karen dofried kosova

Sondazh

Poll