Bota

Kurti telefonon zyrtaren e Departamentit të Shtetit, flasin për rritjen ekonomike

30 Dhjetor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Kurti telefonon zyrtaren e Departamentit të Shtetit, flasin për

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike ditwn e sotme me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Twitter. Kurti ka treguar detaje nga kjo bisedë, duke thënë se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.

Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzkosovakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.

Great to speak w/ Asst. Sec. of State @KDonfried two days into the #NewYear2022. We discussed important issues ranging from our remarkable econ. growth to our transatlantic relations. We agreed to work together to strengthen our democracy & to set an agenda for dialogue & peace. pic.twitter.com/y64xPaecIB

— Albin Kurti (@albinkurti) December 30, 2021

Donfried ka zëvendësuar në këtë pozitë Matthew Palmerin. Kurti ka shtyrë vizitën e tij të shumëpërfolur në SHBA për në janar. Fillimisht ai kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës se do të vizitonte Amerikën në nëntor të këtij viti, por nuk dihet se me çfarë arsye e kishte shtyrë atë. Së fundi në një intervistë kishte thënë se ka vizë dhe mund të udhëtojë kur do ai.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti karen dofried kosova albin kurti karen dofried kosova

Sondazh

Poll