Art&Argëtim

Zbulohen fjalët e fundit para vetëvrasjes të DJ me famë botërore Avicii

30 Dhjetor 2021, 08:38 Nga DOSJA
Zbulohen fjalët e fundit para vetëvrasjes të DJ me famë

SUEDI- Dj suedez Avicii u nda nga jeta në më 20 prill 2018 në moshën 28-vjeçare, duke trishtuar shumë fansa. Mediat e huaja raportojnë se ajo që producenti muzikor shkroi në ditarin e tij para vetëvrasjes së tij do të botohet në librin e ardhshëm të Mans Mosesson. Fjalët e fundit të shkruara në ditarin e tij, do të botohen në librin e ri me titull “Tim – Biografia Zyrtare e Avicii”.

Këngëtari Tim Bergling, i njohur si Avicii kaloi kohë në qendrën e rehabilitimit Ibiza Calm në 2015 pasi familja e tij ndërhyri dhe ndërsa ishte atje ai shkroi për dhimbjen e tij.

“Duhej të më shpjegohej shumë logjikisht për të kuptuar vërtetë natyrën e saj dhe se si më lëndon. Oh dhimbje. Pse kam dhimbje tani? Një ndjenjë e pakëndshme. Ndjehem sikur jam në një mënyrë të re të paracaktuar të qenies që është shumë i ri dhe pak i frikshëm. Ndjeva se frika e dy ditëve të fundit më kishte bërë kërdinë, por mbaj mend këshillat që të fokusohesha në frymëmarrjen time. Dëbimi i shpirtit është lidhja e fundit, përpara rifillimit!”– shkruan në ditar Avicii.

Autori i librit ka regjistruar biseda me prindërit e tij, Anky dhe Klas Bergling, miq e kolegë për jetën dhe karrierën e tij, ndërsa ka edhe dëshmitë nga qëndrimi i tij në një qendër rehabilitimi dhe detoksifikimi i tij nga droga dhe alkooli. Libri do të dalë më 18 janar dhe do të përshkruajë me detaje problemet e shëndetit mendor dhe abuzimit me substancat.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dj dj avicii libri tim bergling dj dj avicii libri tim bergling

Sondazh

Poll