Art&Argëtim

Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision,Ronela:Premtoj se performanca ime do mbahet mend

30 Dhjetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision,Ronela:Premtoj se

TIRANË- Ronela Hajati u zgjodh fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës, e cila konkurronte me këngën “Sekret”. Së fundmi, këngëtarja iu ka bërë një premtim fansave të saj dhe gjithë Shqipërisë. Me anë të një postimi në Instagram Ronela përveçse ka falenderuar fansat për mbështetjen, premton se do të dhurojë në Torino një performancë që do të mbahet mend.

“Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt. Premtoj se do të bëj një rinovim, një video dhe një performancë për t’u mbajtur mend. Nuk kam fjalë…”,– ka shkruar këngëtarja. 

 

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”. Ndërkohë që në vendin e dytë u pozicionua Alban Ramosaj, i cili i kërkoi Ronelës që të sjellë Eurovision-in në Shqipëri. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz festivali i 60 i rtsh ronela hajdati festivali i 60 i rtsh ronela hajdati

Sondazh

Poll