Aktualitet

Dyshohet se vranë policin Xhuliano Prela, arrestohen 2 kushërinjtë, gjendet dhe arma

29 Dhjetor 2021, 21:52 Nga DOSJA
Dyshohet se vranë policin Xhuliano Prela, arrestohen 2

TIRANË– Policia dhe prokuroria e Lezhës kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona që dyshohet se janë ekzekutorët e efektivit të Policisë së Shtetit, Xhuliano Prelës. Pas thuajse një viti që nga vrasja e 26-vjeçarit, në pranga kanë rënë dy kushërinjtë Redjon dhe Sokol Hysa. Madje ky i fundit kishte me vete dhe një armë pistoletë në shtëpi.

Sipas gazetarit Elton Qyno, arma i është nënshtruar një ekzaminimi balistik, ku rezultoi se ishte pikërisht e njëjta armë që dyshohet me të cilën është kryer vrasja. Por asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të flasë lidhur me ngjarjen, duke u mjaftuar vetëm me: S’jemi ne autorët!

Pas arrestimit të dy kushërinjve dhe sigurimit të armës së krimit, Gjykata e Lezhës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Nikoll Shernikun. Ky i fundit akuzohet vetëm për përkrahje të autorëve të dyshuar të krimit, Redjon Hysa dhe Sokol Hysa. Ndërsa për Briland Martinaj, është vendosur pushimi i akzuës për veprën penale.

Vrasja e efektivit ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh duke hapur një tjetër pistë për të hetuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet redjon hysa sokol hysa vrasja e xhulio preles redjon hysa sokol hysa vrasja e xhulio preles

Sondazh

Poll