Art&Argëtim

Grabitet banesa e Adelina Berishës! Marrin 10 mijë euro, këngëtarja: Jam mirë

29 Dhjetor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Grabitet banesa e Adelina Berishës! Marrin 10 mijë euro,

PRISHTINË – Shtëpia e këngëtares së njohur Adelina Berisha, ka rënë pre e një grabitjeje në orët e para pas mesnate. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Sipas policisë, hajdutët kanë arritur të hynë në shtëpinë e këngëtare dhe aty kanë marrë para cash dhe disa stoli ari. Ka qenë vetë Berisha, e cila ka kryer denoncimin për grabitjen në Polici, ku ka dhënë edhe deklaratën e saj.

Adelina ka treguar se është mirë, e se në banesë në ato momente nuk ka pasur njeri pasi ndodheshin në një festë familjare.

Mësohet se, këngëtares i janë vjedhur rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet. Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori i çështjes ka dhënë urdhër që ky rast të regjistrohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja Adelina Berisha bie pre e sulmeve të tilla. Në vitin 2016, asaj i dogjën makinën, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë, duke i vënë flakën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I grabitën 10 mijë euro dhe bizhuteri, Adelina Berisha: Jemi mirë, ishim në festë

(a.b,E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adelina berisha grabitet shtepia e adelina berishes adelina berisha grabitet shtepia e adelina berishes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Dhjetor 2021, 22:10

Fotot më të mira nga e gjithë bota për vitin 2021

New York Times ka publikuar fotot më të mira të viti 2021. Nga përkujtimi i viktimave të 11 te krijimi i një vepre arti në Paris këto janë disa nga fotot më të ...