Art&Argëtim

Fotot më të mira nga e gjithë bota për vitin 2021

28 Dhjetor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Fotot më të mira nga e gjithë bota për vitin 2021

New York Times ka publikuar fotot më të mira të viti 2021. Nga përkujtimi i viktimave të 11 te krijimi i një vepre arti në Paris këto janë disa nga fotot më të mira të vitit që po lëm pas.

Paris, 15 shtator: Punëtorët mbuluan me pëlhura argjendi në Harkun e Triomfit për ekzekutuar vepërn “L’Arc de Triomphe, Wrapped”, një pjesë e parashikuar nga artisti i njohur si Christo e realizua për përvjetorin e vdekjes së tij. Vepra u ekzekutua nga “Shoqëria për të Drejtat e Artistëve” dhe u fotografua nga Elliott Verdier.

Austin, Teksas, 1 shtator: Protestuesit iu bashkuan një tubimi për të drejtat e abortit në kryeqytetin e Shtetit të Teksasit pasi Gjykata e Lartë në SHBA refuzoi të bllokonte një ligj shtetëror që ndalonte shumicën e abortit pas gjashtë javësh zhvillimi të fetusit. Fotografi e shkrepur nga Montinique Monroe.

Manhattan, 11 shtator: Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, zjarrfikësit përkujtojnë jetët e humbura në sulmin e 11 shtatorit. Fotografia u shkrep nga Todd Heisler.

Queens, 11 shtator: Fotografi I famshëm Michelle Agins kapi momentin kur Emma Raducanu, fenomeni britanik i tenisit, fitoi finalen e femrave në US Open, duke mundur Leylah Fernandez të Kanadasë në sete të drejtpërdrejta.

Millburn, Nju Xhersi, 2 shtator: Bryanan Selm fotografoi fustanet e nusërisë të mbuluara me baltë në HighLine Fashion, një nga disa biznese të shkatërruara nga përmbytjet e shpejta pasi e uragani Ida goditi rajonin, duke vrarë të paktën 43 njerëz.

Brooklyn, 24 shtator: Patsy InDecline fotografuar në paruken e dendur, ku shfaqet qartë ekstravaganca e festivalit të mbretëreshave Drag në qytetin e Nju Jorkut. Fotografia e shkrepur nga Camila Falquez.

Manhattan, 2 shtator: Poupay Jutharat fotografoi, një publik entuziast – dhe i maskuar duke duartrokitur rikthimin e muzikalit “Hadestown” në teatrin Walter Kerr, 18 muaj pasi pandemia mbylli të gjitha 41 teatrot e Broadway-t.

Delta, British Columbia, 25 shtator: Zogjtë e bregut gjatë baticës pranë vendit të propozuar për ndërtimin e një terminali të ri kontejnerësh. Anëtarët e Lummi Nation dhe grupe të tjera vendase në zonë kanë frikë se projekti mund të përbëjë një kërcënim serioz për ujërat e tyre të peshkimit. Fotografia u shkrep nga Damon Winter për të treguar ekosistemin gjatë bregut të lumit.

(A.T/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

foto galeri foto galeri fotot me te mira te vitit 2021 fotot me te mira te vitit 2021

Sondazh

Poll