Art&Argëtim

Mashtrimi/ Bashkëshorti i Fjolla Morinës i kërkoi qytetares 10.500 euro, por…

28 Dhjetor 2021, 22:12 Nga DOSJA
Mashtrimi/ Bashkëshorti i Fjolla Morinës i kërkoi qytetares

Naxhije Shkreta, një qytetare nga Durrësi tregon sesi ka rënë pre e mashtrimit nga ana e shtetasit Fisnik Syla. Ky i fundit i premtoi vend pune për djalin në Belgjikë, por si fillim duhet të bëheshin dokumentat e për këtë familja Shkreta duhet të paguante 10 500 euro. Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentat e as shuma nuk u kthye mbrapsht.

Naxhije Shkreta: Jam drejtuar “Stop”-it për një mashtrim ose më saktë kemi rënë pre e një mashtrimi familjarisht nga biznesmeni Fisnik Syla për të dërguar djalin në Belgjikë me letra të rregullta. Fillimisht u njoh im bir në Instagram. Pasi u takuam, na kërkoi një shumë të hollash që ishte deri në 20 mijë euro, pastaj erdhi gradualisht duke u ulur. Në momentin që tha duhen kaq dhe aq, unë kam qenë dërguesja e lekëve. Pagesa ka qenë për letrat sepse personi në fjalë nuk mund ta mbante tim bir pa letra në punë sepse sipas rregullave të shtetit bleg nuk mund të figurosh në punë pa letra. Shuma ka vajtur 10.499 euro. Letrat dhe faturat i kam këtu, dërgesat i kam bërë unë personalisht. Tani që unë flas, nuk kam asnjë zgjidhje.

Emisioni “Stop” kontaktoi në telefon me zotin Syla, i cili mohoi që të kishte lidhje, apo dijeni për këtë ngjarje. Ai tha se do e verifikojë situatën dhe si për habi, pak ditë pas telefonatës nga “Stop”, paratë u kthyen në llogarinë e familjes Shkreta.

Fisnik Syla: Kjo është një shpifje komplet e dikujt. Unë nuk e di e kujt qenka kjo, por unë e zbuloj menjëherë. Më vjen shumë mirë që më tregove. Unë kam hotele në Belgjikë, restorante, kam gjëra, po më këto gjëra s’jam marrë ndonjëherë.

Gazetarja: Unë nuk besoj se dikush tjetër ju përdor telefonin tuaj sepse besoj se bisedat janë bërë në WhatsApp, ku ne po flasim bashkë tani.

Fisnik Syla: Jo, jo! Nuk po them, absolut, ky është numri im. Edhe unë po të them. Ma dërgo numrin dhe unë i përgjigjem, ma dërgo numrin e atyre personave, që mos ta zmadhojmë këtë gjë dhe unë e kontaktoj familjen. Kaq di të them!

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz fisnik syla naxhije shkreta fisnik syla naxhije shkreta

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Dhjetor 2021, 22:10

Fotot më të mira nga e gjithë bota për vitin 2021

New York Times ka publikuar fotot më të mira të viti 2021. Nga përkujtimi i viktimave të 11 te krijimi i një vepre arti në Paris këto janë disa nga fotot më të ...