Art&Argëtim

Jeff Bezos kalon fundjavë romantike me të dashurën e tij në Hawaii

28 Dhjetor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Jeff Bezos kalon fundjavë romantike me të dashurën e tij në

HAWAII– Miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sánchez i kaluan pushimet e tyre të Krishtlindjeve në Hawai, në vend që të përballeshin me të ftohtin e dimrit. Çifti u fotografuan në krahët e njëri tjetri dhe dukeshin më të lumtur se kurrë në jahtin e tyre në St. Barts.

Çifti i famshëm, të cilët janë të dy rreth të pesëdhjetave, Bezos 57 dhe Sanchez 52, kanë kanë treguar format e tyre fantastike të veshur me rrobat e banjos, duke dëshmuar se janë në formë vërtetë të shkëlqyer. Duke u dukur vërtet të dashuruar, të dy shijuan pushimet e tyre me familjen në ishullin e Karaibeve, i famshëm për rërën e bardhë dhe oqeanin blu të pastër kristal, ku themeluesi i Amazon në nëntor të këtij viti bleu një pronë prej 78 milionë dollarësh.

Sipas Dailymail, Sanchez, 51 vjeçe, u përshtat me zgjedhjen e ngjyrave të të dashurit të saj miliarder, duke veshur bikini të detajuara me ngjyrat kuq e bardhë.

Dyshja shihen shumë të dashuruar teksa ftoheshin në ujë. Në një moment, Bezos shihet duke përkëdhelur fytyrën e Sanchez-it ndërsa e dashura e tij e puth në qafë. Kjo nuk është hera e parë që çifti zgjedhë St. Barts për të kaluar pushimet në vitin 2019, së bashku me ta ishte edhe djali i Sanchez, Nikko Gonzalez, 20 vjeç.

Bezos, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej 210 miliardë dollarësh, është njeriu i dytë më i pasur në botë pas pronarit të Tesla-s, Elon Musk.

(A.T/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

foto galeri showbiz amazon hawai jeff bezos lauren sanchez. pushimet e krishtlindjes amazon hawai jeff bezos lauren sanchez. pushimet e krishtlindjes

Sondazh

Poll