Art&Argëtim

“Nuk e dinë çfarë kam kaluar”,Britney Spears tregon detaje nga kujdestaria e të atit

28 Dhjetor 2021, 13:50 Nga DOSJA
“Nuk e dinë çfarë kam kaluar”,Britney Spears tregon

SHBA- Koha kur ishte nën kujdestarinë e të atit do të jetë shumë e vështirë të harrohet nga këngëtarja Britney Spears. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi Speras ka rrëfyer përsëri detaje nga koha e kur ishte nën kujdestarinë e të atit. Britney Spears ka thënë se vitet që kaloi nën kujdestari e kanë lënë të frikësuar për industrinë e muzikës.

“Njerëzit nuk e kanë idenë për gjërat e tmerrshme që më janë bërë mua personalisht. Të mos bëj më muzikë është mënyra ime për të thënë “Shkoni në dreq”. Familja ime duke injoruar punën time reale … është sikur në mënyrë të pandërgjegjshme i kam lënë të fitojnë. Nga çdo kënd, unë po lëndohesha pa asnjë arsye dhe familja ime po më lëndonte. Unë isha në një gjendje. Ishte shumë e vështirë për t’u përballur me të vërtetën”,– u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja thotë gjithashtu se mos publikimi i muzikës së re është një mënyrë për të goditur ata që përfituan nga ajo.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll