Art&Argëtim

Nicole Kidman zbulon për herë të parë betejën me depresionin: Nuk isha në trupin tim

28 Dhjetor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Nicole Kidman zbulon për herë të parë betejën me

SHBA- Aktorja Nicole Kidman për herë të parë ka treguar betejën me depresionin. Mediat e huaja shkruajnë se aktorja ka luftuar me gjendjen e saj mendore ndërsa përpiqej të shkruante romanin e saj ‘Zonja Dalloway’ në fillmin e vitit 2002.

Kidman rrëfehu se nuk e dinte ta përshkruante gjendjen e saj gjatë xhirimeve të filmit dramatik The Hours në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf. Gjatë filmit ajo duhet të hynte në rolin e një personazhi që kryente vetëvrasjen duke u mbytur në lumin Ouse në 1941.

“Mendoj se në atë moment isha abstrakte, isha në depresion, nuk isha në trupin tim. Dhe unë mendoj se Stephen (s.s. Daldry, regjisori i filmit) ishte shumë i vetëdijshëm për situatën time, sepse ai e dinte. Kishte një pikë ku thashë, ‘Oh, unë kam shumë përvojë tani. Kam kërkuar dhe përjetuar gjëra të ndryshme, nga humbja në gëzim dhe ju e dini; jeta është ajo që është,”-tha Nicole Kidman.

Aktorja ka treguar gjithashtu për ndjenjën e ‘melankolisë’, në të cilën ajo zbuloi se shpesh qan. Ajo rrëfehu se mundohet ta mbajë të fshehtë këtë pjesë se është shumë personale, por shpesh ndihet e trishtuar.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz nicole kidman nicole kidman

Sondazh

Poll