Editorial

Vijon terrori në ministrinë e Drejtësisë, punonjësit e burgjeve raportojnë ditë e natë për situatën. Kush s’e zbaton

25 Qershor 2019, 12:16 Nga DOSJA
Vijon terrori në ministrinë e Drejtësisë, punonjësit e

TIRANË– Punonjësit e ministrisë së Drejtësisë duket se po i vuajnë më shumë nga e gjithë pjesa tjetër e administratës publike pasojat e krizës politike. Një ditë pasi Dosja.al publikoi urdhrin verbal të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, urdhër që detyronte stafin të kalonte në gjendje gatishmërie, kabineti i kësaj ministrie është vënë në lëvizje por pa asnjë ndryshim axhende, përkundrazi.

Urdhëri i datës 19 qershor vijon të jetë në fuqi dhe përpos tij punonjësit kërcënohen me largim nga puna nëse nuk përmbushin detyrën e përcaktuar nga ministrja Gjonaj si shërbim ndaj atdheut.

Punonjësit janë të detyruar të heshtin ndonëse nën zë të gjithë janë të indinjuar për këtë situatë të paprecedentë. Punonjësit shprehen për Dosja.al se orët shtesë si dhe raportimi i detyrueshëm çdo një orë është pa pagesë (ditën dhe natën). E gjithë kjo situatë sipas tyre po bëhet pasi ministria i druhet incidenteve që mund të ndodhin brënda institucioneve të dënimit.

Ky urdhër vjen pak ditë pasi presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin se situata në burgje është e përkeqësuar, por ishte vetë drejtori i Burgjeve që e hodhi poshtë shqetësimin e Metës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial etilda gjonaj ministria e drejtesise urdhri per punonjesit e burgjeve etilda gjonaj ministria e drejtesise urdhri per punonjesit e burgjeve

Sondazh

Poll

Editorial 20 Qershor 2019, 11:42

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...