Editorial

KOMENT: Përplasjet e dhunshme, pse Rama e bëri të detyrueshëm dekretin e Metës?

21 Qershor 2019, 13:23 Nga DOSJA
KOMENT: Përplasjet e dhunshme, pse Rama e bëri të

Jo vetëm qytetarët, edhe policitë kanë filluar të përplasen. Ministri i Brendshëm kërcënoi se do të shkrijë policitë bashkiake aty ku qeveris PD. Janë duke shkelur ligjin dhe duke prishur zgjedhjet sipas qeverisë.

Ndërkohë që Kryeministri propozon ndryshime në Kodin penal për të trembur kundërshtarët e zgjedhjeve, pro askush nuk e përmend ligjin që shkelin duke zbatuar dekretin e Presidentit.

Kush po e shkel ligjin në fakt? Ata që po e zbatojnë apo ata që nuk po e zbatojnë dekretin?

Dekreti i presidentit u konsiderua i paligjshëm sapo doli. Debati me argumente dhe kundërargumente pushtoi atmosferën e ngarkuar politike.

U nis edhe procedura për shkarkimin e Ilir Metës në Parlament. KQZ bëri një mbkledhje ku e konsideroi nul, pa vendim dekretin, ndërsa mazhoranca publikoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2017, që shërben si precedent tani që Gjykata Kushtetuese nuk ekziston.

Sipas atij vendimi, dekreti është akt administrative dhe rrëzohet nga Gjykata Administrative ose Kolegji Zgjedhor. Pra duhej një padi për ta çuar dekretin në një nga këto gjykata.

Për pretekst u përdor Idajet Beqiri, i cili kërkoi ç’rregjistrim në KQZ me argumentin se zgjedhjet u anulluan nga dekreti i Presidentit.

KQZ nuk e pranoi ç’rregjistrimin dhe Beqiri e çoi kërkesën në Kolegjin Zgjedhor, në respekt të kodit zgjedhor.

Kolegji e la seancën në 24 qershor, 2 javë pas dekretit.

Gjithë sytë ishin tek kjo procedurë e sajuar nga maxhoranca, kur ndodhi nëj lëvizje e papritur.

Dekreti u publikua në Fletoren Zyrtare nga QBZ (Qendra e Botimeve Zyrtare).

Një drejtori që varet nga Qeveria, i dha fuqi dekretit. Publikimi në fletoren zyrtare, e bën atë një akt, jo vetëm të zbatueshëm, por edhe të detyrueshëm.

QBZ kishte kohë deri 2 javë pas dekretit për ta publikuar, që të hynte në fuqi.

Pikërisht në datën 24, kur ishte gjyqi në Kolegjin Zgjedhor, dekreti do të rrëzohej. Publikimi i tij, u dha shkas kryetarëve të bashkive që drejtohen nga opozita të kërkojnë lirimin e ambienteve nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), për shkak të anulimit të zgjedhjeve.

Policitë bashkiake u nisën të zbatonin urdhërat që buronin nga dekreti i Presidentit dhe përballeshin me policinë e Shtetit, që me urdhër të Ministrit të Brendshëm, nuk e njihte dekretin, pavarësisht se vet qeveria e tij, ia dha fuqinë e zbatimit.

Përderisa nuk ka asnjë akt juridik me fuqinë e rrëzimit të dekretit (edhe sikur Kolegji Zgjedhor ta ketë fuqinë e rrëzimit), të gjitha institucionet, përfshirë KQZ, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit duhet të zbatonin dekretin.

Madje Kryeministri që e ka botuar në fletoren zyrtare, është në shkelje ligjore me vazhdimin e fushatës. Me hyrjen në fuqi të dekretit, në shkelje të ligjit janë ata që nuk po e zbatojnë.

E gjithë kjo përplasje nisi nga qeveria. Ende nuk dihen arsyet pse, Edi Rama, ndërsa e quajti antikushtetues dekretin dhe urdhëroi gjithë institucionet në varësinë e tij mos ta zbatojnë, i dha fuqi anulimit të zgjedhjeve. Kujt i intereson përplasja?

Pse e nxiti Kryeministri? Të gjitha këto pyetje do të mbeten pa përgjigje, ndërsa tensioni vazhdon të rritet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dekreti i metes shtyrja e zgjedhjeve lokale tensione në vend zbrazja e kzaz-ve te votimit dekreti i metes shtyrja e zgjedhjeve lokale tensione në vend zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll

Editorial 20 Qershor 2019, 11:42

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

Editorial 17 Qershor 2019, 17:31

Rama-Keshi, përgjimi që shpjegon gjithçka

TIRANË- Në një përmbledhje audiopërgjimesh të renditura në mënyrë që të kuptohet qartë hierarkinë e organizatës që po blinte votat, gazeta “Bild” këtë herë...

Editorial 17 Qershor 2019, 12:13

Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

Në listën e emrave që kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, nuk mund të mos binte në sy, prezenca e ish – ministrave. Të shkarkuar në fund të dhjetorit të...

Editorial 16 Qershor 2019, 05:18

Kush përfiton nga trazimi i Tiranës

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo sht...