Editorial

“Të protestohet paqësisht”, SHBA thirrje të fortë: Ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi

20 Qershor 2019, 19:54 Nga DOSJA
“Të protestohet paqësisht”, SHBA thirrje të

TIRANË- Ambasada Amerikanë në Tiranë me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër.

Në deklaratë theksohet se të gjithë kanë të drejtë të protesojnë, por duhet që mesazhet e tyre t’i japin paqësisht. Po ashtu shtohet se të gjithë ata që do të përfshihen në dhunnë duhet të mbajnë përgjegjësi.

DEKLARATA E PLOTË

Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.

Kujtojmë se nesër opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj të 10-të kombëtare ku kërkon largimin e Edi Ramës. Partitë  opozitare do të mblidhen para kryeministrisë në orën 20:00 në një tubim që nuk dihet sa mund të zgjasë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ambasada e shba dhuna ne proteste protesta e opozites 21 qershor 2019 ambasada e shba dhuna ne proteste protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll

Editorial 20 Qershor 2019, 11:42

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

Editorial 17 Qershor 2019, 17:31

Rama-Keshi, përgjimi që shpjegon gjithçka

TIRANË- Në një përmbledhje audiopërgjimesh të renditura në mënyrë që të kuptohet qartë hierarkinë e organizatës që po blinte votat, gazeta “Bild” këtë herë...

Editorial 17 Qershor 2019, 12:13

Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

Në listën e emrave që kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, nuk mund të mos binte në sy, prezenca e ish – ministrave. Të shkarkuar në fund të dhjetorit të...

Editorial 16 Qershor 2019, 05:18

Kush përfiton nga trazimi i Tiranës

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo sht...