Bota

Aksident i pazakontë në Bosnje, ‘Audi’ përfundon brenda tualetit të një banese

25 Dhjetor 2021, 12:23 Nga DOSJA

SHIROKI BRIJEG – Një aksident krejt i pazakontë automobilistik ka ndodhur në Shiroki Brijeg të Bosnje-Hercegovinës, kur drejtuesi i një makine, pasi ka humbur kontrollin, ka goditur shtëpinë e një familjeje, ka thyer murin rrethues dhe ka përfunduar brenda tualetit të banesës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale boshnjake, ndërsa mësohet se nga forca e goditjes mjeti ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë nga personat që udhëtonin. Në vendin e aksidentit kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Marrë nga Jabuka.tv

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aksident audi bosnje-hercegovina aksident audi bosnje-hercegovina

Sondazh

Poll