Aktualitet

Zjarr në një dyqan gjatë natës në Durrës, pronari i biznesit përfundon në spital

24 Dhjetor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Zjarr në një dyqan gjatë natës në Durrës, pronari

DURRËS– Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në një dyqan në lagjen “Iliria” në qyrtetin e Durrësit. Mësojet se flakët kanë nisur në orën 2 të natës, brenda servisit të elektroshtëpiakeve. Për të shuar flakët e zjarrit është dashur ndërhyrja e katër mjeteve të zjarrfikëses me 12 efektivë.

Raportohet se pronari i dyqanit ka pësuar lëndime dhe djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Shkaku i zjarrit paraprakisht dyshohet të jetë bërë një shkendijë elektrike nga rrjeti brenda dyqanit.

Nuk dihet ende se si është gjendja e personit të lënduar e nëse a pasur persona të tjerë që kanë marrë plagë nga flakët e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr zjarr ne durres zjarr zjarr ne durres

Sondazh

Poll