Aktualitet

Shtëpia e barit në Kurbin, dalin emrat e 7 të arrestuarve, 4 prej tyre elektricistë

24 Dhjetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Shtëpia e barit në Kurbin, dalin emrat e 7 të arrestuarve, 4 prej

KURBIN – Janë zbuluar emrat e 7 personave të arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar ‘Bushneshi’, ku u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, në Kurbin. Ata janë identifikuar si: Xhevalin Kaca, Bib Gjergji, Alfred Fufi, Lek Allamani, Taulant Baroka, Gimi Hida dhe Xhemal Danieli.

Xhemal Danieli është me detyrë elektricist.

Xhelain Kaca me detyrë elektricist.

Bib Gjergji me detyrë përgjegjës në OSHEE.

Alfred Fufi me detyrë faturist i OSHEE.

Këta persona dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia zbuloi në katin e parë të një banese, një lokal të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Në këtë operacion u sekuestruan 58 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

LAJMI KRYESOR: ‘Shtëpi bari’ në Kurbin! Në pranga 7 persona, kultivues, elektricistë dhe faturistë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alfred fufi bib gjergji gimi hida lek allamani shtepi bari ne kurbin taulant baroka xhemal danieli xhevalin kaca alfred fufi bib gjergji gimi hida lek allamani shtepi bari ne kurbin taulant baroka xhemal danieli xhevalin kaca

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2021, 06:25

Dalja e listës së pagave: Krim dhe Mosndëshkim!

TIRANË – EDITORIAL-MONITOR/“Krim dhe Mosndëshkim” është togfjalëshi që karakterizon saktësisht një fenomen me natyrë krimi, që ka ndodhur dy herë bre...