Aktualitet

Ndahet nga jeta e ëma e Eduart Shalsit, deputeti: Na le pas kujtime, të kam në zemër

24 Dhjetor 2021, 06:38 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta e ëma e Eduart Shalsit, deputeti: Na le pas kujtime,

TIRANË – Nëna e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë deputeti me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan ndër të tjera se është ndjerë krenar për nënën e tij dhe se do ta ketë gjithmonë në zemër.

“Alije Shalsi ( 1938 – 2021 ). Nëna ime e shtrenjtë u largua në paqe nga kjo botë, duke na lënë pas kujtimet e paharrueshme të një jete të denjë, produktive dhe të përmbushur! Një grua e jashtëzakonshme, një nënë tejet e përkushtuar, një inxhiniere e palodhur dhe pasionante, plot cilësi të admirueshme, që me shembullin e jetës së saj aktive ka qenë një model që nuk ka rreshtur së frymëzuari e së udhërrëfyeri. Më ke bëre të ndjehem gjithmonë krenar përpara të gjithë atyre që të njohën nga afër. Me kulturën, mirësinë e mënyrën tënde mbresëlënëse të të komunikuarit na dhe shumë mësime të vyera, përgjatë gjithë jetës. Nuk do të ketë një ditë të vetme, për sa kohë të marr frymë, që mos të të kem në zemër e të të kujtoj me mall, duke qenë fort i bindur, se nga aty lart do ta gjesh, siç ke bërë gjithmonë, mënyrën për të vijuar së më këshilluari e inspiruari… Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një nënë të mrekullueshme si ty! Prehu në paqe e shtrenjta jonë! “Për shkak të rrethanave të Pandemisë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë vetëm familjare”, shkruan Shalsi.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike deputeti socialist eduart shalsi ndahet nga jeta nena deputeti socialist eduart shalsi ndahet nga jeta nena

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2021, 06:25

Dalja e listës së pagave: Krim dhe Mosndëshkim!

TIRANË – EDITORIAL-MONITOR/“Krim dhe Mosndëshkim” është togfjalëshi që karakterizon saktësisht një fenomen me natyrë krimi, që ka ndodhur dy herë bre...