Zelenskyy zhvillon një telefonat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara samitit ...
Aktualitet
Dogjën flamujt serb në protestë! Lirohen dy personat, Vokshi: Arrestimi i paligjshëm
23 Dhjetor 2021, 10:15Nga DOSJA
TIRANË– Dy ditë pas arrestimit të Astrit Carës dhe Besnik Balanit, Gykata e Tiranës vendosi ti lërëtë lirë protestuesit të cilët dogjën flamujt e Serbisë. Detyrim paraqitje caktoi Gjykata, duke pranuuar kërkesën e akuzës për ti lënë të lirë protestuesit të cilët u arrestuan 1 ditë pas protestës së Berishës kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës ‘Open Balkan’.
Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin anëtarët e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata. Pas daljes nga seanca, ata kërkuan nga drejtësia që të mos marrin urdhra politikë, e duke e quajtur ndalimin e protestuesve si të paligjshëm. Vokshi zbuloi se grupi i rithemelimit nuk do ti ndalojë protestat ndërsa Balliu bëri krahasimin me vendimet e marra në Serbi dhe sot në vendin tonë, për djegien respektive të flamujve të shteteve. Balliu tha se në Serbi nuk u arrestua e ndëshkua asnjë person pas djegies së flamurit të Shqipërisë, siç po ndodh në vendin tonë.
Avokati i të rinjve, Ledio Nuraj, pas mbarimit të seancës u shpreh se klientët e tij duhet të ndiqen pa masë gjatë hetimit, ndërsa bëri po ashtu krahasimin me atë që u vendos në Serbi.
“Në Serbi, një person dogji flamurin shqiptar dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij,” tha avokati.
Djegia e flamujve ndodhi gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiç në Tiranë, më 20 dhjetor. Në orën 16:00 siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha u nis nga selia e PD-së, e më pas marshoi drejt Kryeministrisë, përpara të cilës kishte ngritur dhe një podium ku do të mbante fjalën. Berisha ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen këtu, duke i konsideruar uragan.
MALTË – Rrëfehet djali i gazetares malteze që iu bë atentat me bombë, të ardhur nga Shqipëria. Duke folur në një kafene të qetë në kryeqytetin e Shqi...
TIRANË– Vitore Tusha, edhe pse i ka mbaruar mandati, sërish nuk do të largohet nga posti i saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e djes...
TIRANË– Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për më shumë se 4 orë një mbledhje të dytë me sociali...
POGRADEC– Ditën e sotme janë arrestuar Arbër Gjona, Renaldo Gjona, Domenik Potka, Xhemal Oparaku, Klajdi Zavalani dhe Saimon Oparaku. Këta persona kanë qe...
TIRANË– Pediatrja Gjerogjina Kule, u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se numri i infektimeve te fëmijët është ulur, ndërsa sh...
TIRANË – Vijojnë protestat e banorëve të lagjes ‘5 Maji’ në kryeqytet, kundër prishjes së banesave të tyre. Edhe në këto ditë të fundit të vitit, ata...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve se vetëm me datën 31 dhjetor nuk do të ketë orë p...