Bota

‘Ka 7 jetë’/Macja gjendet e gjallë nën rrënoja, nëntë ditë pas tornados shaktërruese

23 Dhjetor 2021, 07:12 Nga DOSJA
‘Ka 7 jetë’/Macja gjendet e gjallë nën rrënoja,

KENTAKI – Nëntë ditë pasi një tornado shkatërroi ndërtesën e tij trekatëshe në qendër të qytetit Mayfield, Kentaki. Sonny “Hoot” Gibson po qëndronte në rrënoja kur mendoi se dëgjoi një mjaullimë të dobët. Në çast iu rikthye shpresa se macja e tij Madix, e cila nuk ishte parë që përpara se të godiste stuhia, ishte gjallë. Gibson tha se ishte përpjekur të gjente macen e zezë me sy të verdhë, por kishte hequr dorë pas disa ditësh.

“Unë nuk e di se si mund t’i ketë mbijetuar diçka jo vetëm tornados, por shkatërrimit që erdhi bashkë me të. Mendova se dëgjova një mjaullimë dhe mendova se mendja ime po më mashtronte, kështu që thirra emrin e saj dhe ajo mjaulliu përsëri”, tha Gibson.

Zhurma u mbyt dhe ai nuk mundi ta gjente menjëherë Madix-in, kështu që thirri disa punonjës që erdhën për të ndihmuar në kërkim. Menjëherë pas kësaj, ata gjetën macen në një vrimë nën rrënoja.

“Ishte thjesht një ndjenjë e pabesueshme ta vendosja atë në krahët e mi. Nëse macet në të vërtetë kanë nëntë jetë, ai ndoshta ka konsumuar rreth tetë prej tyre në atë periudhë nëntë ditore”, tha Gibson.

Marrë nga wtop.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota macja e gjalle ne rrenoja tornado ne kentaki macja e gjalle ne rrenoja tornado ne kentaki

Sondazh

Poll